Këngëtarja braziliane 42 vjeçare vdes pas ndërhyrjes estetike të dobësimit (fotot)

26/01/2024 21:47

Një këngëtare e njohur braziliane ka vdekur në moshën 42 vjeçare nga komplikacionet e një kirurgjie estetike, duke lënë të shokuar familjarët dhe dashamirësit e saj.

Dani Li ndërroi jetë të mërkurën duke lënë pas bashkëshortin dhe bijën shtatë vjeçare.

Këngëtarja, emri plotë i të cilës ishte Danielle Fonseca Machado – kishte kryer operacionin e komplikuar estetik të premten.

Procedura e saj e reduktimit të dhjamit ishte kryer në bark, në kurriz si dhe për reduktimin e gjokseve, sipas mediave lokale.

Komplikacionet kishin nisur gjatë operacionit në klinikën në Pinhais, Brazil, çka kishte detyruar dërgimin e saj në spitalin e afërt të Curitiba. Shkaku i sakte i vdekjes nuk eshte publikuar.

Bashkëshorti i saj Marcelo Mira, ha dje për mediat: “Trupi i saj vjen nesër në Macapá. Ne jemi të gjithë të tronditur nga kjo. Varrimi do të bëhet të shtunën”.

Këngëtarja ishte e njohur në Brazil me këngën ‘Eu sou da Amazônia’ (Jam nga Amazona).

Ajo kishte lindur në Afuá pranë xhunglës së Amazonës dhe kishte nisur të këndonte që prej moshës së vogël.

Pasi fitoi një konkurs talentesh në qytetin e saj ajo ishte vendosur në Macapá, ku nisi rrymën e veçantë muzikore braziliane ‘brega’ – me grupin ‘Banda Sensação’.

Në vitin 2008, ajo u njoh poetin Osmar Júnior, që u bë producenti saj dhe e bëri të famshme.

Këngën e fundit e ndjera e publikoi dy muaj më parë.

Sipas raportimeve ajo kishte paguar rreth 5000 dollarë për operacionin, ndërsa policia tha se ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të tragjedisë.

FOTO GALERI
4/5
Shkaku i sakte i vdekjes nuk eshte publikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA