“Nuk dini të shkoni te bashkimi, keni mbetur te zhurma”, Jonida Shehu- Bardhit: Jemi 15 muaj para zgjedhjeve dhe…

25/01/2024 22:38

Gazetarja Jonida Shehu është shprehur se opozita ka mbetur te zhurma me idenë e mbërritjes te përbashkimi, vetëm 15 muaj para zgjedhjeve, por në të gjithë këtë kaotizëm, qartazi lë perceptime të ndryshme në publik.

Nga ana tjetër, ndërkohë që opozita vijon me kaosin, SPAK-u të cilin duhet ta kishin aleatë në momente të tilla, po merret me çështje që më herët shiheshin sit ë paprekshme, sikurse ajo e McGonigal.

“Opozita nuk e ka të qartë se si të shkojë te përbashkimi dhe ka mbetur te pika e zhurmës për të ndezur sadopak fitilat që të mund t’i bëjë të gjitha fitilat bashkë për të mbërritur te bashkimi. Por kjo nuk po ndodhë dhe në të gjithë këtë kaotizëm, qartazi lë edhe kuptime të ndryshme në publik, tek ai publiku që duan ta bëjnë bashkë sepse u mbeten vetëm 15 muaj deri në 2025-ën për t’i bërë bashkë të gjithë të votojnë dhe të ndryshohet qeveria sepse nga njëra ana kërkojnë komisione hetimore për çështjen McGonigal sikurse tha zoti Bardhi, por nëse nuk mund të jepet komisioni hetimor nga ana tjetër SPAK-u sot, më saktë zoti Dumani ka thënë që “do të mbeten të surprizuar sot ata që thonë se ka ca çështje që mendojnë se ne nuk i kapim dot”. Kemi Agron Nezën që ka shkuar në SPAK.

Në krahun tjetër ju nuk jepni sinjale pozitive për SPAK-un. Komisione Hetimore s’ka, por SPAK-u po i çon… Çështja McGonigal nuk duket më një çështje e paprekshme, të paktën me lëvizjet e fundit që janë bërë”- tha Shehu.

Top Channel