Aeroporti ndërkombëtar ku një rrugë makine kalon në mesin e pistës (fotot)

16/01/2024 17:04

A keni parë ndonjëherë të ndaloni makinën në semafor për të lënë të kalojë një aeroplan në pistë?

Kjo ka ndodhur deri kohët e fundit me shoferët që kalonin rrugën kryesore të aeroportit të Gjibraltarit, teksa rruga kryesore drejt Spanjës kalon përmes pistës së tij të ngritjes, duke krijuar probleme serioze trafiku.

Ishulli i Gibraltarit është territor i Britanisë dhe aeroporti i tij zotërohet nga forcat ajrore britanike të Gjibraltarit. Ka gjithashtu një terminal për civilët ku fluturojnë disa linja britanike pasagjerësh.

Por megjithëse shumica e aeroporteve janë të larguara nga rrugët dhe pengesat e tjera që mund të pengojnë uljen e ngritjen e avionëve, këtu historia ka qenë ndryshe.

Pista e aeroportit të Gjibraltarit kryqëzohet me bulevardin Winston Churchill, që vijon deri në kufirin me Spanjën dhe rrjedhimisht është rruga më e ngarkuar në Gjibraltar.

Kjo do të thotë se kur avionët ulen ose ngrihen prej tij rruga e makinave duhet të mbyllet, duke krijuar radhë të gjata trafiku.

Ajo përdoret gjithashtu nga këmbësorë dhe faqja e internetit e aeroportit e përshkruan si një “atraksion i pazakontë turistik”.

Në të thuhet: “Vizitorët mund të habiten kur janë duke ecur në një rrugë ku dy minuta më parë është ulur avioni i tyre”.

Por megjithëse historia ka tërhequr vëmendje gjatë viteve tashmë asaj i ka ardhur fundi tashme.

Një ‘bypass’ në formë tuneli tashmë kalon poshtë pistës duke ndaluar akumulimin e mjeteve në dy anët e aeroportit.

Tuneli u inaugurua më 31 mars  2023, dhe kalimi makinave në pistë u ndalua.

Rruga kryqëzuese mbetet aty por tashmë përdoret vetëm për emergjenca.

Kalimtarët dhe çiklistët kanë tunelin e tyre por gjithashtu mund të përdorin rrugën mbi pistë në këmbë ose me mjetet e tyre të lehta.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA