Vala vdekjeprurëse e të nxehtit mbërthen Evropën, thyhen rekorde temperaturash, “paralizohen” ngjarjet publike Mjekët psikiatër evidentojnë një fenomen shumë të përhapur në popullatën tonë, të vizitohesh dhe të mjekohesh nga shoqëria, farefisi, miqësia dhe jo nga mjeku.
“Ne i ndajmë shqetësimet me miqtë dhe të afërmit dhe një person që është trajtuar për shembull për ankthin është fare e lehtë këtu tek ne, që t’ia adresojë mjekimin e tij një miku apo shoku të vet, apo qoftë një familjari. Por kjo në vend që ta ndihmojë, e dëmton shumë, sepse sëmundja është individuale, ne bëjmë vlerësim individual, trajtimi është individual, pra ajo që I bën mirë dikujt, dikë tjetër në vend që ta shërojë e përkeqëson. Kjo bën që të vonojë periudha e paraqitjes tek mjeku dhe sigurisht të vonojë trajtimi mjekësor dhe sëmundja të agravojë”.
Gjatë punës 20-vjecare në fushën e Psikiatrisë, Asabella veçon shumë raste kur pacienti ka treguar se ka përdorur doza shumë të larta të një medikamenti.
“Për shembull, nëse unë do t’i rekomandoja si fillim 2.5 miligramë, ai e ka nisur me 20 miligramë me kokën e tij apo me këshillën e të njohurve. Kjo ka shkaktuar problematika të mëdha, sepse mund të shkojnë deri në arrest kardiak nga përdorimi i dozave të pakontrolluara. Ose mund të përdorin anksiolitikë apo benzodiazepina që i quajmë ne, që cilat pastaj shkaktojnë varësi”.
Ajo ka një këshillë:
“Këshilla ime është që të drejtohen te mjeku, te specialisti i shëndetit mendor sa më parë, dhe të shmangin vizitat dhe këshillat e mikut, shokut, internetit, farmacistit, dhe atyre që në gjuhën popullore i quajnë njerëz të mirë”.
Top Channel