Konflikti mes dy kushërinjve në Kurbin ka përfunduar me shkrepjen e armës dhe plagosjen e një personi.
Ngjarja ka ndodhur në Malbardhë, ku pas konfliktit në një lokal me njëri-tjetrin, shtetasi Admir Lika alias Shqypi ka qëlluar me pistoletë Fatjon Likën.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit të policisë konflikti kushërinjve të dytë kishte nisur kohë më parë.
Tashmë në kërkim janë autori së bashku me dy persona të tjerë me iniciale E. L dhe P. L., këta të fundit të përfshirë po ashtu në konflikt.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Top Channel