Kim Kardashian publikon pamje të dekorimit të shtëpisë miliona dollarë, ndjekësit: Kim, ka njerëz që po vdesin

29/12/2023 09:57

Kim Kardashian po shijon qetësinë pas festës vjetore të familjes së saj në natën e Krishtlindjeve.

Në një seri historish në Instagram të postuara të enjten, sipërmarrësja dhe ylli i realitetit, 43 vjeç, ndau pamje më të afërta të vendit të çudirave të dimrit që ajo krijoi në oborrin e saj për festën ikonë të mbajtur në shtëpinë e saj këtë vit.

Duke filluar mini-turin brenda, Kardashian ndau fotografi të shumta të shtëpisë së saj gjigante dhe mahnitëse, me pemë të bardha dhe me drita vezulluese.

Por në komente, ndjekësit e saj reaguan të revoltuar, pasi iu drejtuan asaj se këto shpenzime janë të panevojshme, pasi ka njerëz që po vdesin nga uria.

Kardashian ishte veshur në festë me një fustan “baby blue”, së bashku me motrat e saj të famshme – Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian , Kendall Jenner dhe Kylie Jenner –  Kris Jenner .

Sipas Khloé, familja e ka bërë traditë organizimin e festave vjetore të Krishtlindjeve që nga viti 1978. Ajo u anulua vetëm një herë për shkak të pandemisë COVID-19 në 2020.

Këtë vit, Kim iu bashkua një numër familjarësh dhe miqsh, duke përfshirë shoqen e ngushtë Paris Hilton.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA