Në bilancin e vitit të ngjeshur me dosje në SPAK, Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka treguar se në çfarë faze hetimi janë disa nga dosjet më të bujshme.

Në takimin me dyer të mbyllura me gazetarët e drejtësisë, i pyetur për inceneratorin e Tiranës, Dumani tha se nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime, duke mos përjashtuar as kryebashkiakun e Tiranës.

Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë pasur në duar vendimmarrje. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion. Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet”-u shpreh Dumani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA