Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë ceremonisë së vlerësimit “Mësuesi i vitit 2023”, është shprehur se arsimi është përballur me disa sfida, ndër to dixhitalizimi.
Manastirliu ka premtuar sa më shumë laboratorë smart, më shumë mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe një rritje rrogë historike për mësuesit në vitin 2024.
“Nuk ka qenë e lehtë përshtatja me ndryshimet transformuese ne arsim. Ju jeni ata që keni përqafuar këto transformime, reformat, sepse e keni ndjerë nevojën për t’u adaptuar me shpejtësi që kërkon zhvillimi që sot kemi ecur persa i përket dixhitalizimit. Jam e qartë që ketë vit kemi një tjetër sfidë. E di shumë mirë që në sfidën për të përqafuar dixhitalizimin, ju jeni duke u sfiduar edhe ato që ju është dhënë në dispozicionin SNIP-i, ku sivjet sfida e radhës janë regjistrat elektronikë dhe dëftesa elektronike.
Kemi bërë investime në laboratorët e teknologjisë, pritet të investojmë dhe 600 laboratorë smart. Procesi i reduktimit të burokracive, letrave dhe kërkesës së tepruara dhe rregullave të vendosura në letra që duhet të mbushni, nëpërmjet metodës dixhitale që realizohet më shpejt. Besoj që na duhet një përpjekje e fortë dhe të gjithë bashkë nëse duam të ngremë arsimin në nivel tjetër, duhet të kalojmë këto sfida.
Një nga masat është programi kombëtar për zhvillimin profesional të mësuesve, të risim efektivitetin e mësimdhënies në matematike etj. Do kemi më shumë mësues ndihmës për fëmijë me aftësi të kufizuar. 100 mësues special do punësohen dhe brenda 2025 të kemi 2 mijë mësues për fëmijë me aftësi të kufizuar. Do ju mbështesim financiarisht, në vitin 2024 ne do të kemi një rritje pagash të konsiderueshme për mësuesit tanë, kjo do jetë rritje historike rrogash, në 6 mujorin e dytë të 20234 paga mesatare e mësueseve do jetë 950 euro”, u shpreh Manastirliu.
Top Channel