Dita e 21-të e tubimit/ Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Një avari e konstatuar në kanalin e furnizimit që ushqen katër degët kryesore të ujitjes nga Rezervuari i Thanës ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë për zonat bujqësore të Lushnjës, Divjakës dhe Fierit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Bujqësisë, Andis Salla, i cili përmes një reagimi publik njoftoi se ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për eliminimin e defektit dhe rikthimin e funksionimit normal të sistemit të ujitjes.
Sipas njoftimit, defekti ka prekur furnizimin e katër degëve kryesore të ujitjes që ushqehen nga Rezervuari i Thanës, ndërsa autoritetet pritet të japin përditësime të mëtejshme mbi ecurinë e ndërhyrjes dhe rikthimin e plotë të furnizimit me ujë.
“Njoftojmë banorët dhe fermerët e zonave të Lushnjës, Divjakës dhe Fierit se është konstatuar një avari në kanalin e furnizimit që ushqen katër degët kryesore të ujitjes nga Rezervuari i Thanës.
Ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për eliminimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë situatë të papritur dhe ju sigurojmë se po bëhet çdo përpjekje për ta kthyer sistemin në funksionim të plotë sa më shpejt. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!“, shkruan ministri.
Top Channel