Sulmet ndaj flotës ruse në Detin e Zi tregojnë se ata që besojnë se ka qetësi në luftën në Ukrainë e kanë gabim, tha ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps.
“Ky shkatërrim i fundit i marinës së Putinit tregon se ata që besojnë se ka një qetësi në luftën në Ukrainë e kanë gabim! Ata nuk e vunë re që 20 për qind e flotës ruse të Detit të Zi u shkatërrua në katër muajt e fundit”– shkroi Shaps në platforma X.
Sipas Shapps, dominimi rus në Detin e Zi tani është në pikëpyetje dhe Koalicioni i ri për Aftësitë Detare i udhëhequr nga Britania e Madhe dhe Norvegjia po ndihmon për të siguruar fitoren e Ukrainës në det.
Forcat e Mbrojtjes Jugore të Ukrainës ndanë në Telegram një foto të mbetjeve të anijes sulmuese amfibe ruse Novocherkassk. “Dëmtime ‘të vogla’ në anijen e madhe sulmuese amfibe Novocherkassk… Ose, më mirë, mbetje të vogla të saj”, thuhet në raport.
Top Channel