“Masakër” në kampin e refugjatëve në Gaza, vriten 70 persona! Papa Françesku bëri thirrje për paqe

25/12/2023 08:14

Një sulm izraelit vrau të paktën 70 njerëz të dielën në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në qendër të Gazës, tha ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi.

Ajo që po ndodh në kampin Maghazi është një masakër që po kryhet në një shesh banimi të mbushur me njerëz,” tha zëdhënësi i ministrisë Dr. Ashraf Al-Qidra në një postim në Telegram.

Ushtria izraelite ndërkohë tha se po merrte masa për të minimizuar dëmtimin e civilëve”.

Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit në fillim të tetorit, sipas ministrisë së shëndetësisë.

E shtuna ishte një nga ditët e saj më vdekjeprurëse, por Netanyahu tha se nuk kishte “zgjidhje” veçse të vazhdonte të luftonte.

Ndërkohë Papa Françesku bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme ndërsa kryesoi një meshë në prag të Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Duke iu referuar luftës midis Izraelit dhe Hamasit, Papa tha se mesazhi i paqes i Jezusit po mbytet nga “logjika e kotë e luftës” në vendin ku ai kishte lindur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA