Kapiteni brazilian objektivi i përbashkët, Roma-Feyenoord zhvendoset në merkato

25/12/2023 09:17

Roma do të përballet përsëri me Feyenoordin, duke i dhënë vazhdimësi duelit me ekipin holandez. Skuadra e Jose Mourinhos mposhti 1-0 ekipin nga Roterdami në finalen e Conference League të luajtur në “Air Albania” (25 maj, 2022).

Dy ekipet u sfiduan edhe në Europa League gjatë edicionit të kaluar, me verdhekuqtë që u kualifikuan në gjysmëfinale falë fitores 4-1 në Romë.

Shorti i ka vënë përsëri përballë në raundin e 1/16-ve në Europa League. Sfida e parë do të luhet në “De Kuip” (15 shkurt) dhe takimi i kthimit në “Olimpico” një javë më vonë.

Dy klubet kanë një objektiv të përbashkët në merkato. I preferuari është Nino, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Fluminenses, skuadra fituese e Kupës Libertadores.

7 mln euro është klauzola e shitjes së 26-vjeçarit, shumë që Roma dhe Feyenoordi janë gati ta paguajnë që në merkaton e janarit.

Për Ninon pati interesim edhe nga Zenit, por braziliani nuk dëshiron të transferohet në Rusi. Ndërkohë, në Angli lojtari latin pëlqehet nga Nottingham Forest dhe Fulham.

Së fundmi, për të ka marrë informacion edhe Liverpooli. Me Jurgen Klopp që e cilëson një përforcim të nevojshëm në prapavijën e The Reds. Nino debutoi me kombëtaren e Brazilit në ndeshjen e 22 nëntorit përballë Argjentinës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026. Sfidë që u fitua 0-1 nga kampionët e botës./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA