FOTO/ Korça, plot për festa! Hotelet dhe restorantet janë rezervuar për festën e Krishtlindjes

23/12/2023 22:12

Korça tashmë prej vitesh e ka të konsoliduar traditën e kalimit të festave të fundvitit, duke u kthyer në një vend të preferuar për turistët.

Kulmin e fluksit e arriti gjatë pandemisë dhe vijon ende të krijojë një atmosferë elektrizuese edhe tani për festa. Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në një destinacion të preferuar, tepër i frekuentuar në fundjavë por edhe gjatë javës për shkak të muzikës live. Mometet festive njihen edhe në zonën këmbësore të qytetit.

Ditët që do të vinë pas do të jenë të mbushuar me aktivitete në pedonale, teatrin e vjetër dhe po ashtu edhe në teatër. Ditën e sotme në qytet ka pasur një trafik të rënduar.

Korca është mbushur plotë gjallëri dhe janë të shumët ata që kanë ardhur për vizitë jo vetëm për Krishtlindje por edhe gjatë festave të fundvitit. Rezervimet tani janë plotë dhe gjithçka ka përfunduar duke mos lënë asnjë vend të lirë deri natën e ndërrimit të viteve.

Nuk do të mungojnë koncertet, aktivitetet festive deri në ditët e para të janarit. Koça do të ofrojë vërtetë shumë për të gjithë ata që e zgjedhin për të kaluar festat e fundvitit. Më poshtë, ndiqni një fotogaleri nga ambienti festiv i krijuar në qytet këtë sezon festash.

FOTO GALERI
26/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA