U godit me shuplakë nga mësuesi i tij dhe u rrëzua brenda në klasë/ Ndërron jetë 6-vjeçari në Indi, dyshohet se… 22/08 09:01
Mesfushori me origjinë shqiptare i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka ka folur si rrallëherë për largimin e tij nga Arsenal.
Në një intervistë për mediet britanike, sipas Super Sport, Xhaka theksoi se te “The Gunners” donin ta hiqnin qafe dhe shton se pavarësisht se ishte kapiten, asnjë njeri përveç trajnerit Mikel Arteta nuk tregoi respekt për të.
“Arsenali nuk tregoi respekt për mua edhe pse unë isha kapiten. Ishte e qartë se ata donin të më hiqnin qafe, përveç një personi, Arteta, ai më ka respektuar gjithmonë”-u shpreh Granit Xhaka.
Top Channel