Agravon situata në “Për’puthen”/ Buçi akuza me tone të ashpra Albës: Ti je mashtruse dhe manipulatore

14/12/2023 19:44

Alba dhe Buçi zhvilluan një takim në studion e “Për’puthen” për tu sqaruar me njëri-tjetrin pas debateve të fundit, por sërish gjërat nuk shkuan siç duhet.

Konkurrenti hodhi e akuzoi Albën manipuluese dhe mashtruese, e cila e ka mendjen vetëm tek paratë.

Të dyja palët agravuan debatin duke folur me tone të ashpra, deri në momentin që konkurrentja braktisi takimin. Pavarësisht këtij veprimi Buçi vijoi deklaratën e tij.

Debati i zhvilluar mes tyre:

Buçi: Truri jot lojëra dhe nuk të lë të shohësh të vërtetën. Ti je vajzë shumë e zgjuar. Çfarë flet ti në prapaskena nuk është e njëjtë kur ndizen kamerat. Më ke akuzuar mua se kur ndizen kamerat ndryshoj, por je ti ajo që ndryshon sapo ndizen kamerat.

Alba: Unë kur kam ardhur këtu kam ardhur që të jem vetvetja. Ndërsa ti më thua manipulatore mashtruese. Ku bazohesh që nuk jam e njëjta? Se i mënjanoni bisedat.

Buçi: Meqë se more vesh në fillim, se po ta kishte marrë nuk do të vazhdojë. Ti nuk do të dalësh nga muhabeti. Ti kërkon faktet kur nuk i ke vetë. Nëse flet kështu do të ngelesh vetëm një 45-vjeçare me pesë mace përreth. Truri jot mendon që di se çfarë dua dhe kërkojmë ne djemtë.

Nuk e përballon Buçin ti. Nuk e mashtron dot popullin. Ti je materialiste, je oportuniste, edhe më rëndë. Mos shani kot Gabrielën. Kjo është ujk dhe sot u kuptua kush është Alba. Mua nuk ma fut dot. Ti je oportuniste.

Top Channel