Varhelyi takim me Ramën në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor: Diskutuam për hapat e Shqipërisë drejt BE-së

13/12/2023 18:48

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku u diskutuan hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE.

Përmes një mesazhi në X, Varhelyi shkruan se: “Në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor u diskutuan hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE me Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa përfunduam shqyrtimin e screening, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit.”

Vlen të theksohet se, Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet një vit pas Samitit të mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA