Gerti e bindi për të qëndruar në “Për’puthen”, Enisa e zgjedh në takim/ Habit konkurrenti: Ajo është 60% djall

11/12/2023 21:10

Enisa dhe Gerti zhvilluan një takim, disa ditë pasi konkurrentja kërkoi që të largohej nga programi, ndërsa ky i fundit e bindi atë të bëjë të kundërtën.

Konkurrenti ka zgjedhur ta çojë konkurrenten në ambientet e universitetit të tij, ndërsa deklaratat ishin ato që habitën konkurrentët, përfshirë moderatoren.

Gjatë diskutimit në studio, Megi pyeti Gertin pse e cilësoi Enisën si “60% djall”, ndërsa ai shpjegoi se ishte shprehur kështu për shkak të sensualitetit që i ofroi në disa momente.

Biseda e zhvilluar mes tyre:

Megi: Enisa ti kur shikon Gertin që te mbron, ndihesh mirë që ai është kaq protektiv?

Enisa: Sigurisht që ndihem mirë. E kush nuk do ta donte!

Megi: Enisa ti ndihesh mirë që Gerti është protektiv ndërsa Gerti thotë se ti je 60% djall. Pse e thua këtë Gerti? Ku e ke parë?

Gerti: Unë e kam parë Enisën që në disa momente është sensuale, provokuese…

Megi: Ti që thua për Enisën 60% djall, do të thotë që ty kjo gjë të pëlqen? Po djallëzitë e tjera të saj ku i shikon?

Gerti: Po ja mënyra se si flet…

Neda: Gerti po pse e cilësove Enisën si djall dhe përdore përqindjen, ashtu si veprove më parë edhe me Albën?

Gerti: E bëra në mënyrë indirekte sepse unë edhe në jetën e përditshme i studioj numrat.

Top Channel