Një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit ka deklaruar se asnjë nga pengjet nuk do t’i rikthehet Izraelit pa i shkëmbyer ata me të burgosur palestinezë.
Pjesa më e madhe e retorikës së zyrtarëve izraelitë është dominuar nga nevoja për të ushtruar presion ushtarak mbi Hamasin në mënyrë që të detyrohen të lirojnë pengjet , në vend që të përdoret diplomacia.
Në një deklaratë publike, Abu Obaida i Brigadave al Qassam u shpreh se kjo taktikë s’ka dhe nuk ka për të funksionuar, ndërsa Hamasi raportoi më herët këtë javë se një nga pengjet e Izraelit, Sahar Baruch, vdiq si rezultat i një përpjekjeje të pasuksesshme të shpëtimit nga IDF.
Izraeli thotë se është ende duke hetuar shkakun e vdekjes së tij. Rreth 105 pengje të mbajtura nga Hamasi u liruan në këmbim të rreth 240 të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli gjatë armëpushimit shtatë-ditor që skadoi në fillim të këtij muaji.
“Armëpushimi i përkohshëm vërtetoi të vërtetën tonë dhe gënjeshtrat e armikut. Armëpushimi dëshmoi se asnjë nga të burgosurit e armikut nuk është liruar dhe nuk do të lirohet përveçse përmes një shkëmbimi,” tha Obaida, duke shtuar se operacionet ushtarake të al Qassam kundër IDF rezultuan gjithashtu të suksesshme.
Izraeli pretendon se ka vrarë rreth 7,000 luftëtarë të Hamasit që nga 7 tetori dhe se rreth 425 ushtarë të IDF kanë vdekur në atë kohë. Obaida gjithashtu pohoi se Brigadat al Qassam kishin shkatërruar 180 automjete të IDF në Gaza dhe ofroi disa informacione se si po vepronin luftëtarët.
“Ne kemi kryer disa operacione specifike për forcat pushtuese jashtë këtyre forcave, dhe këto operacione varionin midis ngritjes së pritës dhe përballjes së tyre me mitralozë, bomba individuale dhe gryka tunelesh të bllokuara nga grackat, dhe bllokimin e tyre në kurthe të përgatitura paraprakisht; të gjitha këto përveç operacioneve me snajper”, tha ai.
Top Channel