Video kap momentet e tmerrit kur avioni merr flakë dhe shpërthen, pak pas ngritjes në Rusi

07/12/2023 15:17

Pamje dramatike tregonin sot momentet kur një avion mallrash shpërtheu në ajër pak pas ngritjes në Rusi, duke lënë një gjurmë të gjatë flake e tymi në qiell.

Transportuesi tipit Tu-204 shihej sot në ajër duke lënë pas një vijë të gjatë portokalli teksa me sa duket tentonte të hiqte karburantin në bord, teksa me pas arriti të bëjë një ulje emergjence në aeroportin nga u ngrit Ulan-Ude, në Siberinë lindore.

Avioni i linjave Aviastar përdoret për transport mallrash mes Rusisë e Kinës dhe fluturonte nga Baikal drejt aeroportit të Zhangzhou kur shpërthimi shkaktoi zjarrin e fuqishëm në motorin e tij.

Dëshmitari Lyubov Pichueva tha: “Dëgjova një shpërthim të fuqishëm nga ajri. Në fillim mendova se ishin fishekzjarrë por ishte një zhurmë e çuditshme, ishte e frikshme”.

Të pestë anëtarët e ekuipazhit arritën të mbijetonin pasi avioni u ul thuajse normalisht mëngjesin e sotëm në 8:30. Zyrtarët thanë se po hetojnë për incidentin.

Vetëm këtë vit janë regjistruar rreth 120 aksidente ajrore të tipeve të ndryshme me avionët civilë në Rusi. Rrjeti daily Mail shkruan se kjo mund të vijë nga sanksionet perëndimore ndaj Rusisë që kanë kufizuar furnizimet me pjesë këmbimi.

FOTO GALERI
2/3
Transportuesi tipit Tu-204 shihej sot në ajër duke lënë pas një vijë të gjatë portokalli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA