Ukraina nis “vetëgjyqësinë”/ Shërbimi sekret vret ligjvënësin e akuzuar për bashkëpunim me rusët

07/12/2023 11:30

Dy ukrainas të akuzuar për bashkëpunim me autoritetet ruse janë ekzekutuar, njëri nga të shtënat në afërsi të Moskës dhe tjetri nga një bombë në makinë në Luhansk të Ukrainës-pjesë e pushtuar nga Rusia.

Dy ukrainas të akuzuar për bashkëpunim me autoritetet ruse janë ekzekutuar, njëri nga të shtënat në afërsi të Moskës dhe tjetri nga një bombë në makinë në Luhansk të Ukrainës-pjesë e pushtuar nga Rusia.

Burime ukrainase të zbatimit të ligjit i thanë Radios Evropa e Lirë se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) “likuidoi” ish-deputetin ukrainas Illya Kyva duke e qëlluar për vdekje në një operacion special. Mediat ruse pohuan gjithashtu se Kyva u gjet i vdekur pranë Moskës. Ish-deputeti njihej për qëndrimin e tij pro-rus dhe në muajin nëntor, një gjykatë në qytetin perëndimor ukrainas Lviv, e dënoi në mungesë me 14 vjet burg, pasi e shpalli fajtor për tradhti të lartë.

Shumë shpejt pasi  Rusia nisi pushtimin e saj, të vazhdueshëm, të paprovokuar të vendit fqinj shkurtin e vitit 2022, Kyva u transferua në Rusi ku mori pjesë në shfaqje televizive pro-Kremlinit dhe në tryeza të rrumbullakëta. Po një ditë më parë u ekzekutua dhe Oleh Popov, ish-deputet.

Popov u vra në Luhansk, nga një bombë e vendosur në makinën e tij. Ai kishte drejtuar komitetin qeveritar të instaluar nga Rusia për sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit, agjencitë e zbatimit të ligjit, sistemin gjyqësor dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Disa shtetas ukrainas, të akuzuar për bashkëpunim me autoritetet okupuese ruse, janë vënë në shënjestër vitet e fundit dhe disa prej tyre janë vrarë.

I fundit prej tyre ishte një ligjvënës de fakto i asamblesë rajonale të instaluar nga Rusia në Luhansk, Mykhaylo Filiponenko, që u vra muajin e kaluar po me eksploziv në makinë. Përgjegjësinë për atë vrasje e mori drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA