Qytetarët investonin projekte të pasigurta pas parashikimeve, arrestohet “fallxhorja” së bashku me të bijën në Australi, përfituan me mashtrim 46 mln dollarë
Gati tre muaj pas tërmetit shkatërrimtar që goditi rajonin malor në jug të Marokut temperaturat e dimrit po afrohen për banorët e fshatit me tenda pranë Marrakesh.
Ata përpiqen të shfrytëzojnë sa më mirë mundësitë e tyre, duke kthyer strehat e improvizuara në hapësira ku mund të banohet.
“Modelin e kampit tonë e kanë vlerësuar për solidaritetin, kemi një furrë të përbashkët dhe mundohemi të ndajmë donacionet që na sjellin”, thotë Taoufiq Jaidi, koordinator i kampit të Imzilne.
Donatorë publikë e privatë kanë sjellë në kamp ngrohëse, tualete portative dhe ngrohëse dushi, që po mbajnë në jetë fshatin rreth 1000 metra mbi nivelin e detit.
Temperaturat në këtë kohë të vitit i afrohen zeros.
Tre muaj më parë, tërmeti shkatërrimtar vrau thuajse 3000 njerëz dhe gati dy milionë pësuan dëme në shtëpitë e tyre nga tronditja e magnitudës 6.8 më 8 shtator.
Imzilne, fshati me 250 rezidentë rreth 60 kilometra në jug të Marrakesh thuajse u shkatërrua dhe detyroi banorët të vendoseshin në tenda të përkohshme.
Vendasit përpiqen të përfitojnë duke u solidarizuar me njëri-tjetrin, duke përgatitur bukë, e duke ngrënë së bashku.
Një elektricist i ka sjellë atyre linjën nga fshati dhe një hidraulik ka instaluar ujin e rrjedhshëm.
Shumë janë të shqetësuar për ritmin e ngadaltë të rindërtimit, në rajonin e varfër thuajse dy herë më shumë se mesatarja e vendit.
“Mendojmë gjithmonë për shtëpitë që na kanë premtuar, disa kanë marrë, disa jo,” thotë rezidentja Malika Abbenay duke qëndruar ne tendën me plastike. “Herën e fundit që ra shi ishte shumë e vështirë.”
Top Channel