Inside Story/ Bamir Topi zbulon bisedën me Ramiz Alinë: Çfarë më tregoi për prapaskenat e formimit të elitës së vitit ’90-të

06/12/2023 21:55

Ish-presidenti, Bamir Topi, ka një tjetër analizë, më të drejtpërdrejtë.

Ai nuk ishte në PD në dhjetorin ‘90 dhe nuk e merr krejt të mirëqenë versionin e treguar prej themeluesve. E shpjegon fillimin e tranzicionit përmes një bisede që kishte pasur me udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alinë. Një bisedë e rrallë që në vetvete, sot pas 33 vitesh zbulon shumë për realitetin e forcave të reja politike që supozohej se do të sillnin ndryshimin.

“Për të qenë racional dua t’ju tregoj një bisedë të rastësishme me Ramiz Alinë dhe nisur nga dritëhijet e asaj periudhe, ku mjaft zëra komentonin se në ç’mënyrë erdhi pluralizmi në Shqipëri, erdhi vetë apo erdhi i induktuar dhe më dha një përgjigje të zgjuar: Në një pritje që kam organizuar për një personalitet të huaj, kam prezantuar katër kryetar partie, Fatos Nano, kryetar i PS, ish-anëtar i PPSH, Sali Berisha kryetar i PD-së, ish-anëtar i Partisë së Punës, Skënder Gjinushi, Sabri Godo besoj e keni shpjegimin brenda për çfarë më pyesni, më tha u shpreh ish-presidenti, Bamir Topi.

Për protagonistët e dhjetorit ‘90, liderët e elitës së re politike, nuk kishte ku të gjendeshin përveçse mes radhëve të PPSH-së.

Por cili ishte mekanizmi që e çoi Berishën në krye të partisë dhe përbetimet e tij për votën e lirë, se “do të ishte i pari mes të barabartëve”.

“Unë jam marrë me programin me Gramoz Pashkon dhe bashkë me Genc Rulin kemi bërë statutin. Morëm tre a katër të ngjashme nga vende Perëndimore dhe e bëmë. Në atë version ishte një pikë në të cilën theksohej se kryetari i partisë zgjidhet vetëm për një mandat dy-vjeçar. U mblodh grupi organizativ që ishte me nëntë veta. Shtatë ishin që në themelim dhe më pas grupit iu bashkua edhe Berisha me Bardhyl Reson. dolën të gjithë kundër këtij propozimi të kësaj pike. U ndryshua kjo pikë dhe u bë dy vjet dy herë radhazi, pastaj u prish edhe kjo pikë dhe u bë më shumë e kështu me radhë. Aty është fillimi i asaj që njerëzit në Shqipëri nuk duan ta konceptojnë të qenit jo të përjetshëm”, u shpreh themeluesi i PD, Rexhep Uka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA