Prezantuesja e lajmeve vdes papritur në moshën 38 vjeçare bashkë me beben e palindur

05/12/2023 18:30

Prezantuesja Elaine da Silva la pas bashkëshortin Fernando Carvalho dhe djalin e saj një-vjeçar Leo. 38 vjeçarja tragjike ishte 23 javë shtatzënë kur u dërgua me urgjencë në spitalin e São Paulo, në Brazil, por vdiq bashkë me fëmijën e palindur pas një beteje të papritur me pneumoninë.

Përfaqësues të televizionit Cançao Nova ku ajo punonte, thanë se gruaja kishte pasur probleme me frymëmarrjen por shkaqet e vërteta të tragjedisë nuk janë publikuar ende.

Kolegu i saj Reinaldo César, tha për rrjetin vendas Revista Quem: “Ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje për këdo, e donte jetën dhe familjen e saj. E donte Zotin, natyrën e kafshët, gjithmonë kishte shikimin e shpresës”.

Da Silva punonte prej 15 vitesh për rrjetin katolik Cançao Nova duke prezantuar edicionin e lajmeve Cançao Nova Noticias. Ajo nisi fillimisht punë në 2008, ndërsa në 2019 ajo fitoi çmimin e gazetarisë Canção Nova.

Kolegia e saj prezantuese Paula Guimarães, tha për Canção Nova: “Jemi të gjithë shumë të trishtuar sot, kemi marrë lajmin e vdekjes së Elaines tonë të dashur”.

Tre vjet më parë e ndjera kishte bere nje lindje te deshtuar me operacion cezarian dhe kjo duket se i kishte sjellë shqetësime shëndetësore.

E përditshmja britanike Mirror shkruan se një në çdo katër nëna nuk u jepet mundësi tjetër përvecse të lindin me prerje çezariane, dhe të gjitha ato kanë shqetësime pas lindjes, ndërsa koha më e gjatë e rekuperimit bën që të mbështeten te dikush tjetër për t’u kujdesur për beben.

Në Britani kjo bën që nënat të mos jenë të afta të ushqejnë si duhet beben e tyre, apo t’i ndërrojnë kur është nevoja. Gjysma e nënave të reja e kanë të vështirë të ngrejnë beben e tyre apo të kujdesen për të gjatë kohës së rekuperimit nga operacioni, shkruan The Mirror.

FOTO GALERI
2/5
Prezantuesja Elaine da Silva la pas bashkëshortin Fernando Carvalho dhe djalin e saj një-vjeçar Leo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA