Argita Berisha hyn në politikë?/ Boçi për “Top Story”: Është e rëndësishme dalja e saj

04/12/2023 22:53

Dalja e Argita Berishës dhe fjalimi i saj në Kuvendin e PD-së së Rithemelimit ka nxitur polemikat nëse vajza e Sali Berishës do të futet në politikë.

Kjo çështje u diskutua edhe në “Top Story” ku secili nga të ftuarit treguan opinionin e tyre në lidhje me këtë gjë.

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, deklaroi se dalja e Argitës është shumë e rëndësishme, por teksa refuzoi të jepte më shumë opinion, u shpreh se kishte shumë më tepër gjëra të rëndësishme gjatë Kuvendit të PD-së së Rithemelimit.

“Po pse mos jetë lajm dalja e Argita Berishës. Sepse edhe unë do të thoja, edhe Berisha e ka thënë, është bashkëshortja e një personi të burgosur. Ka shumë lajme, varet si fokusohet. Është gjë e rëndësishme dalja e Argitës. Por më e rëndësishme është fjala e Berishës. Lajmi mund të bëhet në forma të ndryshme. Lajm ishte edhe fjala e Doktorit, e të tjera”, deklaroi ai.

Ndër të tjera analisti Agim Baçipohoi gjithashtu se dalja e zonjës Malltezi në atë forum është e rëndësishme.

“Lajmi tjetër po kaq i rëndësishëm ishte që zonja maltezi nuk ka marrë pjesë në forumet e partisë, por vetëm në festat. U bë një provë gjeneralë nëse ajo mund të jetë drejtuesja e nesërme e forumit politik”, u shpreh ai.

Top Channel