Gabriela, ‘mollë sherri’ mes Serxhos dhe Saides! Çifti debatojnë ashpër në Për’puthen, Saide shpërthen në lot

01/12/2023 19:23

Romanca mes Serxhos dhe Saides ka parë edhe ditë më të mira në Për’puthen.

Çifti pasi luajtën me zjarrin, duke flirtuar me konkurrentët e tjerë dhe bënë xheloz njeri-tjetrin, janë përplasur ashpër në ambientet e jashtme të studios, tension i cili depërtoi më pas edhe në emision.

Saide: Serxho, hajde pak.

Serxho: Po.

Saide: Çfarë i ke thënë Gabrielës? Çfarë?

Serxho: E di vetë se çfarë i kam thënë unë.

Saide: Çfarë, do e çosh me pushime ti?

Serxho: Jo.

Saide: Po çfarë?

Serxho: Kishte qejf të shkonte me pushime dhe ia thash me shaka.

Saide: Me shaka?! Si me shaka?

Serxho: Po me shaka, nuk është ndonjë gjë e madhe që ti të më vish këtu dhe të më thuash ‘ore seriozisht e ke’.

Saide: Si s’ka ore?! Dakord, mbaroi me mua. Kaq.

Serxho: S’ka filluar ndonjëherë o gocë e dashur, s’ka filluar ndonjëherë.

Saide: Seriozisht e ke ti?

Serxho: Po, përsa kohë ti u jep rëndësi këtyre vogëlsirave, s’ka filluar ndonjëherë.

Menjëherë pas debatit me Serxhon, Saide e lënduar dhe inatosur njëkohësisht nga situata, ka nisur nga flirtimet me djemtë e tjerë. Momente të tilla nuk janë pritur mirë nga konkurrenti i Për’puthen, i cili është rikthyer në studio për një 4 minutësh sqarues ‘për t’i vënë kapakun’ raportit të tij romantik me Saiden.

Serxho: Paske qenë shumë lirshëm ti pa Serxhon. Vetëm një pyetje kam, më pas do të lë të flasësh sa të duash.

Saide: Një tek pyetje ke?

Serxho: Ka 3 javë ajo pjesa e gricjes tonë dhe ka dy javë që Gerti është deklaruar në atë lloj forme për ty dhe ti shkon te Endi?

Saide: Do shkoj edhe te Gerti, ishte më i afërt Endi.

Serxho: Po ti nuk po vlerëson as Serxhon as Gertin, por Endin që të flet pas shpine atje te shkallët.

Saide: Ti je dikush që të fryjnë të tjerët.

Serxho: Ti je skuqur në fytyrë nga inati, po lë nam para Shqipërisë. Por gjithsesi le ta sqarojmë këtë sepse ky është takimi i fundit 4 minutësh bashkë.

Saide: Po shumë mirë, pse u ule ta sqarosh? Deri tani unë janë shtirur me ty…

Serxho: Po 100%.

Saide: E ke shumë gabim, po gabon o Serxho.

Serxho: Po ma thua, por më trego arsyen?

Saide: Unë ju kam dalë që të gjithëve kundër për ty.

Në përfundim të takimit 4 minutësh me Saiden, Serxho është përplasur me Buçin, duke i bërë thirrje të mos i drejtoj dorën në mungesë respekti sepse ka lënë punë të rëndësishme në mes për të biseduar me Saiden. Në kundërpërgjigje, Buçi i tha që ta kthej kokën nga muri dhe të pushojë së foluri sepse ‘po flasin të rriturit’.

Saide nuk është ndjerë mirë nga gjithë ky debat, duke ‘shpërthyer’ në lot.

Megi: Çfarë ke Saide?

Saide: E s’kam gjë jo, nuk kam gjë.

Buçi: Normale sepse është keqkuptuar gjatë gjithë kohës.

Saide: Më vjen shumë inat sepse bëj shumë për Serxhon dhe Serxho vjen dhe vetëm të ulë, të akuzon. Vetëm këtë gjë ka ditur të bëjë deri tani.

Serxho: Pse çfarë mban mend tjetër nga unë që prej takimit të parë deri tani.

Saide: Serxho, më ke bërë kush e di sa herë për të qarë, të lutem.

Serxho: Saide, që në takim të parë. Si të kam parë unë ty dhe si i mendon ti gjërat?

Saide: Po pra, si më ke parë dhe si po më sheh.

Serxho: Aha… Dhe a sheh pak ndryshim? A sheh pak ndryshim, më shiko pak Saide të lutem.

A është ky fundi, apo një krizë e momentale mes çiftit, kjo mbetet të shihet. Një gjë është e sigurt, Për’puthen është plotë të papritura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA