Departamenti amerikan i Shtetit duket i pakënaqur me institucionet e drejtësisë në Kosovë sa i takon dënimeve për akuzat e lidhura me terrorizmin.

Sipas DASH-it, ato kanë qenë shumë të pakta gjatë vitit 2022, ndërsa në deklaratë thuhet se akuza të tilla ka pasur edhe lirime të parakohshme. Në raportin e tij për terrorizmin, në pjesën  kushtuar Kosovës, Departamenti thekson se ajo vazhdoi të riatdhesonte shtetasit e saj nga kampet dhe qendrat e ndalimit në Siri.

Operacioni i tretë i riatdhesimin të maj, u krye në bashkëpunim me Shqipërinë dhe u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, thuhet aty. “Deri më tani, Kosova ka riatdhesuar mbi 120 shtetas. Vlerësohet se 80 shtetas të tjerë vazhdojnë të jenë në kampet e të zhvendosurve apo në qendrat e ndalimit, ose në fushëbeteja në Siri. Dënimet e ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin kanë vazhduar”, nënvizojnë zyrtarët amerikanë. Shqetësues duket vlerësimi i bërë prej tyre se qytetarët e Kosovës brenda dhe jashtë vendit, “janë shënjestra potenciale për rekrutim nga organizatat të dhunshme ekstremiste, me orientim etno-nacionalist apo fetar”.

“Gjatë vitit 2022, Kosova ndoqi penalisht një grua të riatdhesuar me ndihmën e SHBA-së. Edhe pse kjo grua u dënua me dy vjet burgim për shkak të bashkimit në grupin Shteti Islamik, gjykatat e Kosovës kanë dënuar të riatdhesuarit me tre deri në katër vjet e gjysmën burgim për organizim dhe pjesëmarrje në aktivitetet terroriste të IS-it”, nënvizon DASH. DASH evidenton vec të tjerash faktin që Kosovës nuk i mungon legjislacioni  për të luftuar edhe financimin e terrorizimit, por sic thotë, ka mungesë të një strategjie nga ana e saj për të menaxhuar kërcënimet e lidhura me terrorizmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA