“E vërteta është krejt ndryshe…”/ Pedagogu për “Top Story”: Izraeli ka vendosur të mos ketë më kujdes në sulme

30/11/2023 23:01

Pedagogu Brenton Kotorri foli në “Top Story” për luftën Izrael-Hamas, ku për pasojë është shënuar një bilanc i lartë viktimash.

Ai u shpreh se izraelitët nuk po godasin militantët e Hamasit por civilët, të cilët deri më tani janë në një shifër prej 15 mijë palestinezë.

Kotorri shtoi se deri më tani rreth 36 mijë persona janë plagosur, ku sipas raportimeve vendase, 75% e tyre janë gra dhe fëmijë.

E vërteta është krejt ndryshe, pra pavarësisht se pretendojnë se po targetojnë ushtrinë e ashtuquajtur të Hamasit, e vërteta është, madje sot ushtria izraelite ka vendosur që nuk do të ketë më kujdesin për të targetuar vetëm vendet ku janë të dyshuara që ka baza të Hamasit. Pra për ta shpjeguar më qartë nuk do të ketë më atë kujdesin që ka pasur deri më sot, që nga 7 tetori, në hakmarrjen e tyre. Pavarësisht se ata mund të pretendojnë se është një luftë ndaj Hamasit, e vërteta është se askush prej përfaqësuesve të IDF-së, nuk mund të thotë se sa persona të dyshuar si terroristë të Hamasit kanë arrestuar, vrarë apo eliminuar, sepse nuk kanë një shifër në ato 15 mijë civilëve palestinezë tashmë të vrarë në gaza për shkak të bombardimeve. Duhet thënë që janë diku tek 36 mijë të plagosur sipas raportimeve të ndryshme, sepse nuk ka ende shifra zyrtare. 75 % prej tyre janë fëmijë dhe gra”, tha pedagogu.

Ndër të tjera ai shtoi se Parlamenti i Izraelit ka vendosur që maksimumi i zgjatjes së armëpushimit është 10 ditë, jo më tepër.

Edhe pse duhet thënë që është një lajm i mirë sensibiliteti ndaj viktimave të luftës, që pati një armëpushim katër ditorë që u zgjat më pas. E vërteta është që parlamenti izraelit ditën që votoi për këtë armëpushim pavarësisht se votoi për këtë vendim, ka vendosur që nuk mund të zgjasë më shumë se 10 ditë, pavarësisht se mund të zgjatet me nga një ditë për lirimin e 10 pengjeve”, deklaroi Kotorri.

Top Channel