Elon Musk pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog ditwn e some gjatë një vizite në Izrael, sipas zyrës së presidentit.

Gjatë takimit me Musk, pronarin e platformës së mediave sociale X, dikur Twitter, Herzog do të theksojë nevojën për të luftuar antisemitizmin në rritje në internet, tha zyra e presidentit në një deklaratë.

Përfaqësuesit e familjeve të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, gjithashtu pritet të bashkohen në takim, ku ata do të ndajnë “tmerret e sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor dhe dhimbjen dhe pasigurinë e vazhdueshme për ata që mbahen robër.

Takimi vjen pasi Musk ndezi reagime të ashpra për miratimin e tij të një postimi antisemitik në X që akuzonte popullin hebre për nxitje të “urrejtjes” kundër njerëzve të bardhë.

Top Channel