Pushimet u kthyen në tragjedi/ Vijojnë hetimet për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve të mitur që humbën jetën nga zjarri, ku dyshon policia Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intesitet gjatë orëve të fundit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se po pastrohen me kripë akset: Kukës-Krumë dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.
Po punohet gjithashtu për mbajtjen hapur të aksit Bogë – Theth, për t’i shërbyer turistëve.
Në qarkun e Dibrës reshjet e borës kanë rënë deri në lartësinë 400 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës. Disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme, dhe konkretisht: aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë;
Peshkopi-Kuben-Kukës.
Gjithashtu aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, është bërë i pa kalueshëm.
Si pasojë e reshjeve ka patur edhe një aksident me makinë në Bulqizë, si dhe bllokim të rrugës.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe zonat malore në qarkun e Elbasanit. Në Steblevë të Librazhdit trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm.
Raportohet se është bllokuar dhe Bypass-i i rrugës së Arbërit dhe se po punojnë për zhbllokimin e saj.
Drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë sinjalistikën.
Sot moti paraqitet kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme e tyre pritet në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C më e ulëta deri në 14°C më e larta në rang territori.
Top Channel