Shqiptarët do të festojnë 111-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, dhe përgatitjet për këtë ditë janë duke u përfunduar në Vlorë.

Vizitat janë shtuar në muzeun Kombëtar të Pavarsisë.

Jemi në kulimin e vizitave. Do të ketë vizitorë nga Kosova Maqedonia e Veriut etj……Për të dytin vit organizohet festivali folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë flamurit”“- tregon Istref Dobi, Drejtori i muzeut Kombëtar të Pavarësisë.

Vlora do të presë mijëra shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit. Në dakordësi të gjithë operatorët turistikë u ofrojnë vizitorëve që do të qëndrojnë tre netë, të paguajnë vetëm dy.

“Sërish rriten kërkesat për rezervimet për hotelet e Vlorës me rastin e festës së Shpalljes së Pavarsisë. Është një organizimi midis Bashkisë së Vlorës dhe operatorëve Turistik të qytetit pasi 28 Nëntori është festa e gjithë shqiptarëve, për këtë ditë janë organizuar të gjithë, dhe ofertat për të dytin vit radhazi janë me çmime simbolike dhe për të gjithë qytetarët që do jenë në Vlorë oferta është në tre netë paguaj vetëm dy.“- shprehet Kreu i operatorëve turistik të Jugut, Vasil Bedini.

Atmosfera festive  po ndjehet ndërkohë në Vlorë ku qytetarët kanë nisur t’i përgjigjen thirrjes së bashkisë për të valëvitur në çdo dritare një flamur.

Top Channel