Tashmë është traditë e Top Media që në çdo fundvit të përzgjedhë një këngë shqip dhe të dërgojë urimet e saj në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.

Këtë vit tradita vazhdon njësoj dhe ku ka më bukur sesa të festojmë me një prej këngëve që tifozët e Kombëtares sonë i kanë dhënë edhe më shumë peshë duke e kthyer në himnin e stadiumeve.

Bëhet fjalë për këngën që ushton në çdo stadium dhe e cila do të na shoqërojë në rrugëtimin tonë në euro 2024, “Mora fjalë” nga Shkurte Fejza. Lajmi u zbulua në skenën Dancing With The Stars.

Po ashtu ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit edhe ju mund të uroni shqiptarët kudo në botë. Duke mbajtur në duar një ekran me logon e Top Channel (telefon ose tablet), regjistroni urimin tuaj 20 sekondësh nga qendrat e qyteteve ku jetoni.

Logon e Top Channel mund ta shkarkoni këtu. Video duhet regjistruar horizontalisht. Përbëjnë avantazh: veshja kuq e zi, ose te keni flamur ose qeleshe. Mos harroni të thoni: “GËZUAR (FESTAT) SHQIPËRI!”. Përshëndetja juaj do të jetë pjesë e urimeve të fundvitit në Top Channel. Videon tuaj mund ta ngarkoni duke klikuar këtu.

Top Channel