Perime me pesticide, i kthen Gjermania! Eksportuesit: Të ndalohen pesticidet problematike

23/11/2023 20:10

Administratori i kompanisë eksportuese të ngarkesës me tranguj që kthyen pak ditë më parë nga Gjermania shpjegon përdorimin e pesticidit Oksamil.

Por ndryshe nga sa thotë AKU, se është tejkaluar norma, administratori shpjegon se preparati është i ndaluar në BE.  Nuk është e hera e parë që ngarkesat ndalohen në vende të bllokut shprehet Lulzim Sari, pasi u ka ndodhur edhe kompanive të tjera.

“Arsyeja e kthimit sipas AKU është se ka tejkaluar norma. Por s’është kjo e vërteta. Kjo është e ndaluar në BE që prej shtatorit. Unë kam një listë me 36 preparate qe nuk lejohen të importohen, por vetëm të përdoren në Republikën e Shqipërisë. Ka dalë në nëntor 2023. Por kanë dalë nga qarkullimi prej 3-4 vitesh”, u shpreh administratori i kompanisë.

“Kemi bërë gjurmueshmërinë, u bë verifikimi. Subjekti nuk shet në vend, por jashtë”, tha inspektori i AKU Fier, Krenar Çuni.

Por, ndërsa inspektori i AKU në Fier flet për bllokimin, administratori i kompanisë thotë se preparate të tilla duhen nxjerrë nga qarkullimi sepse përdoren në të gjithë Shqipërinë, ndaj duhet të ndërhyjë ministria.

“Kërkoj ndërhyrje nga shteti për ndalimin e këtyre preparateve edhe në vendin tonë, pasi jo vetëm që produktet po kthehen nga eksporti, por një pjese e mirë e këtyre produkteve tregtohet dhe në tregun vendas. Ky lloj problemi do të vazhdojë nëse shteti nuk merr masa”, tha Lulzim Sari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA