Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i ftuar në “Top Story” tregoi disa detaje në mënyrën e qeverisjes së vendit të tyre.

Ai u shpreh se BDI-ja nuk është një parti e thjeshtë, por prej saj kanë ardhur ndryshimet në Maqedoninë e Veriut.

Osmani theksoi se sot kanë thyer çdo monopol kritik, duke udhëhequr në bashkëpunim me komunitetin maqedonas.

“Nuk është falë karrierave dhe fateve politike, por e vendimeve të rëndësishme. Ju thatë që çështja e BDI-së, ajo nuk është një parti e thjeshtë, por vjen nga ajo që solli ndryshimet në vendin tonë. Një prej sfidave e shtunë është një sfidë e shqiptarëve të bajraktarizmit, për të qenë i pari dhe një tendencë e ndikuar.  

Ne kemi thyer çdo monopol kritik dhe sot udhëheqim në bashkëpunim me komunitetin maqedonas. Pjesa më e vështirë në një organizimi politikë është t’i mbajmë njerëzit bashkë. Partitë politike kryesisht dështojnë, si pasojë e mosfunksionimit të kësaj çështjeje”, tha ai në “Top Story”.

Top Channel