“Do të nisë hetimi i pasurisë”/ Llabani për “Top Story”: Për të gjithë personat…

22/11/2023 22:58

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në “Top Story” se do të nisë hetimi i pasurisë së personave nën hetim dhe verifikim.

Ndër të tjera ajo përmendi edhe disa detaje rreth hetimit për çështjen e sterilizimin, ku tregoi se procesi kryhej në qytetet që kostoja ishte më e ulët, e për pasojë përfitimet ishin të larta.

“Ishte i nënvizuar fakti që ai është njeriu që ka përcaktuar fituesit e tenderit. Në 83 faqe ka shumë të dhëna. Brenda spitaleve janë ndërtuar disa kioska që furnizoheshin me ujin dhe dritat e spitaleve.

Ka edhe një fakt tjetër shumë interesant, këta që morën përsipër të bënin procesin e sterilizimit i kryenin në disa qytete ku kostoja ishte shumë e ulët që do të thotë se paratë shkonin aty ku shkonin. Sot që flasim janë shtetasit italianë ata që kryejnë procesin e sterilizimit në spitalet tona.

Check-Up është një tjetër çështje por unë mendoj që është dërguar përapra sterilizimit që të krijohet një stereotip. Hetimet do të nisin për hetim pasuror, për të gjithë perosnat që janë në proces hetimi dhe verifikimi”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA