Një gjueti e vërtetë njeriu ka nisur sipas Daily Express në Britaninë e Madhe pasi 6 të dyshuar si terroristë kanë kaluar La Mansin me varka të vogla bashkë me emigrantë të tjerë të paligjshëm.

E përditshmja e njohur thotë se personat në fjalë ishin vënë nën vëzhgim nga autoritetet e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, por 3 prej tyre janë zhdukur duke përdorur dokumente me identitete të rreme. Ky grup shtetasish të huaj mendohet të kenë lidhje me organizata islamike e ndoshta mbështeten nga Irani, theksohet në shkrim.

Ata, sipas Daily Express, dyshohet të jenë në një mision shënjestra e të cilit është qeveria britanike ose shërbimet publike. Nuk përjashtohet mundësia që grupi të jetë duke planifikuar një sulm terrorist ndaj një ndërtese qeveritare ose ndoshta edhe një sulm kibernetik. Autoritetet britanike të sigurisë janë përpjekur të sigurojnë opinionin publik se nuk ka rrezik për sulme terroriste të përmasave të mëdha. Rasti megjithatë, sipas ligjvënësit konservator Marco Longhi, duhet të shërbejë si kambanë alarmi për rritjen e sigurisë së kufijve të vendit, të cilët janë lehtësisht të depërtueshëm, siç u shpreh ai.

Në artikull theksohet se grupi ka zbarkuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuara nga veriu i Francës pasi kishte udhëtuar drejt Europës nga Siria. Mbërritja e tyre e çon në 25 numrin e të dyshuarve si terroristë që kanë përdorur varkat e vogla apo gomonet për të hyrë në Britani këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA