Dy 17-vjeçarë mbetën të plagosur në Maliq, pasi motori me të cilin po udhëtonin, u përplas me një makinë këtë pasdite.

I mituri me inicialet F.M. po drejtonte motomjetin, kur është përplasur me një automjet tip “Ford”. Plagë morën dy bashkëmoshatarët, të cilët u dërguan në spitalin e Korçës.

Aksidenti raportohet rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë.

Nuk dihet në ka qenë drejtim i gabuar i mjetit nga ana e shoferit të “Ford-it” apo nga 17-vjeçari që drejtonte motorin pa patentë. Shoferi i makinës po merret në pyetje nga policia, ndërkohë që pritet zbardhja e rrethanave të aksidentit.

Top Channel