Tromboembolitë ishin ndër diagnozat e shumta qe u vunë si shkak i humbjeve të jetës gjatë pandemisë së Covid në 19 për shkak të mpiksjes së gjakut, por mjekët hematologë po evidentojnë së fundmi trombofili të lindur.

“Frekuenca nuk është se janë bërë studime në Shqipëri për trombofilinë eriditare. Kjo është një pikë e cila normalisht duhet të ishte parë është një patologji e cila duhet hetuar sepse është një sëmundje e lindur e cila trashëgohet qoftë nga nëna qoftë nga babai. Incidenca shkon 1 në 5 mijë sepse një ndër shkaqet kryesore është deficiti i faktorit 5 në gjak. Nga mutacione të ndryshme kemi dhe frekuenca të ndryshme të trombofilisë ereditare”– tha mjekja hematologe Adela Perolla.

Por shumë pacinetë nuk e dinë që mund të kenë të trashëguar tendencën për të bërë trombe në gjak.

“Duhet të kemi një pacient, i cili ka bërë më përpara një event trombotik siç është psh: tromboembolia pulmonare e cila ka një frekuencë 20 apo 40 raste në 100 mijë banorë sidomos një herë nëse kemi trashëgimi familjare, pra kur ne pyesim pacinetin nëse ka pasur nënë, babain me evente trombotike kryesisht në moshë të re atëherë normalisht ne do të na shkoje mendja të kërkojmë tek këta pacinetë tendencën eriditare për të bërë trombë”, u shpreh mjekja Perolla.

Por kur ka tendencë njeriu të bëjë tromboemboli apo mpiksje të gjaku.

“Po mund të kemi rastet e sëmundjeve malinje apo rastete e sëmundjeve virale si psh Covid- it që dëmtojnë endotelin dhe në këtë raste kemi përsëri tendencën për të bërë trombë. Ose një pacinet i cila ka bërë një ndërhyrje ka tendencën për të bërë trombë do të shikojmë nsë ka të trashëguar evente pasi ndan trajtimine këtyre pacinetëve”– tha Perolla.

Vajzat të cilat kanë të trashëguar trombofilinë nuk mund të përdorin kontraceptivë thekson mjekja.

“Përveç kësaj në disa raste raste po ekzaminohen edhe me trombofili hereditare, dmth tendenca e lindur që ka individi për të bërë trombe më shumë krahasuar me popullatën e cila nuk e ka këtë hereditet”- u shpreh Perolla.

Por ajo që po vihet re është dhënia pa kriter e rekomandimeve nga mjekë kryesisht gjinekologë për kryerjen e kësaj analize e cila është shumë shtrenjtë. Po kush duhet të hetohet për këtë sëmundje? “Që të bëhet kjo analizë duhet që një pacient bërë trombohemboli pulmonare, e cila shkon 20-40 raste për 100 mijë banorë ose evente trombotike të venave të thella të cilat shkojnë 120 raste për 100 mijë banorë. Dhe nëse pacienti ka patur një familjar me evente të tilla trombotike, atëherë rekomandohet për këtë analizë, sepse e para janë analiza me kosto të konsiderueshme.”

Mjekët thonë se “vajzat që janë në dijeni të kësaj sëmundje u rekomandohet të mos marrin kontraceptivë orale pasi rrit rriskun për trombohemboli pulmonare. Në Shqipëri nuk kemi matje, por edhe pse nuk është në frekuencë të madhe duhet matur. Në botë kemi një në 5 mijë njerëz”.

Top Channel