Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij në Mar-a-Lago: Takim i shkëlqyer, jemi drejt fundit të luftës. Presidenti ukrainas: Kemi dakordësi për 90% të planit me 20 pika 28/12 23:12
Dyshohet se disa persona kanë humbur jetën, pasi një sulm ajror goditi kampin e refugjatëve në Gazan qëndrore.
Sky News shkruan se banorët e kampit “Nuseirat” kanë kërkuar nëpër rrënoja në përpjekje për të gjetur trupa dhe të mbijetuar pas sulmit. Zona ka qenë në shënjestër javët e fundit, me greva që kanë shpërthyer në një treg dhe vende të tjera.
Javën e kaluar, ministria e brendshme e drejtuar nga Hamasi, njoftoi se gjashtë persona u vranë në një sulm që goditi një shtëpi.
Ndërsa Izraeli forcon kontrollin e tij në Gazën veriore, udhëheqësit kanë folur për zgjerimin e operacionit tokësor në jug për të çrrënjosur Hamasin.
Top Channel