Zëdhënësi i DASH: SHBA nuk e ka përcaktuar nëse Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar

16/11/2023 22:50

Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë ende asnjë vlerësim nëse Izraeli ka “shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar”.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller theksoi megjithatë se po monitorohet gjendja.

“Ne vazhdimisht po monitorojmë faktet ndërsa ato zhvillohen”, tha Miller.

Forcat izraelite kanë kryer operacione në Rripin e Gazës që kanë çuar në vdekjen e më shumë se 11,000 njerëzve, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Forcat kanë qenë aktive në dhe rreth spitalit Al-Shifa pasi pretenduan se ka një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit në tunele nën kompleks.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA