Një 44-vjeçar nga Saranda është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Policia ka ushtruar kontroll ndaj 44-vjeçarit me iniciale P. M. dhe kanë gjetur sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në rreth 63 doza, gati për shitje. Sipas policisë, i arrestuari siguronte kanabisin, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA