“Nuk ke pikë turpi”, debati i fortë në “Top Story” mes studiuesit dhe ish-zëdhënësit të Belerit

16/11/2023 23:00

Ish-dhënësi i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli dhe studiuesi Ardit Bido janë përfshirë në një debat të ashpër, i cili degradoi deri në ofendime.

Ndërsa debati vijoi, Budo theksoi se Greqia nuk do të shkojë drejt vetos, pasi e ka mbështetur integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Ardit Bido: Skerdi mua në thënë në një debat publik me mua që unë do të punoj kundër Ramës dhe në census.

Skerdjan Dhuli: Nuk është e vërtetë, mos thuaj budallallëqe të tilla se do të të shkarkojë Rama. Unë e kam thënë që do të deklarohem shqiptar, ti i shërben Jorgo Goros të deklaruar grek. S’mund të thuash gjëra që unë nuk i kam thënë, madje as nuk i kam menduar.

Skerdjan Dhuli: Nuk ke pikë turpi, pikë dinjiteti? Ti thua lufton për të, Edi Rama të ka bërë leshko, më vjen keq që ke hapësirë të thuash këto budallallëqe, ti një palaço të më thuash mua ke interesa personale.

Ardit Bido: Është një debat shterpë, nuk mendoj se Greqia do të shkojë drejt vetos. Është një shtet serioz, e ka mbështetur integrimin e Shqipërisë dhe nuk bën autogola, do të mbetej e vetme sepse nuk është kauzë që një individ është ose jo në burg, të kthehet në një çështje që do të bllokojë apo jo Shqipërinë.

Skerdjan Dhuli: Vartës i Jorgo Goros.

Ardit Bido: Ai nuk ka bërë gjë për jetën e vet, sepse është i paaftë të bëjë diçka në jetën e vet.

Çështja “Beleri” e ka kthyer sërish në skenë ftohjen e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Hapin e parë të provës kërcënuese ndaj Shqipërisë, Greqia e ndërmori pak ditë më parë, ku Athina zyrtare nuk pranoi të firmoste një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë për çeljen e negociatave.

Top Channel