“Çështja është shumë serioze”/ Gazetari në “Top Story”: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë kthyer në pikën zero

16/11/2023 22:17

Gazetari Erald Kapri shpjegoi për “Top Story” pasojat që do të sjellë “vetoja” e Greqisë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kapri shprehet se çështja është shumë serioze dhe situatat aktuale në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi tregojnë për një “dimër” të vështirë.

Ai theksoi se aktualisht marrëdhëniet mes dy vendeve janë kthyer në pikën zero, e njëjtë me atë të viteve 2013, një dekadë më parë.

“Çështja është shumë serioze. “Vetoja” e Greqisë është në një nga mediat më të rëndësishme të Brukselit. Kjo tregon se do të jetë një dimër shumë i vështirë. Ne po bëheshim gati të hapnim tre etapat më të rëndësishme në anëtarësimin. Dhënia e kësaj “vetoje” na penalizon në mënyrë të frikshme. Tashmë Rama ka një armik të jashtëm: Ja unë i bëra gjërat mirë, ja çfarë na bën greku. Nga pala greke mënyra se si e mban Shqipërinë gjithmonë për të përfituar diçka. Kemi nisur një dekadë të vështirë. Shqipëria duhet t’i mendojë mirë disa hapa që merr.

Kjo çështja e Belerit do të vazhdojë me vite. Në Himarë kanë vjedhur të gjithë me thënë të drejtën. Unë e njoh mirë zonën, në Himarë nuk ka pasur asnjë pronarë. Falsifikuan dhe morën edhe metra të tjerë. Duhet t’ia themi sinqerisht Brukselit që kemi vjedhur të gjithë, kanë pas jetuar në mal, asnjë në breg. Duhet të jemi të sinqertë në Himarë vodhën të gjithë nga fillimi në fund. Në jemi kthyer në pikën 0, të vitit 2013, me marrëdhëniet me Greqinë. Jemi kthyer në fillimet”, deklaroi gazetari Erald Kapri.

Top Channel