Situata e studentëve të mjekësisë/ Dudushi në “Top Story”: Nevoja thërret për një zgjidhje

15/11/2023 22:26

Fokusi i diskutimeve të “Top Story” mbrëmjen e kësaj të mërkure ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e studentëve të mjekësisë.

Gazetari Alban Dudushi u shpreh se është nevoja ajo që thërret për një zgjidhje, duke lënë të kuptohet se vendimi i qeverisë për mjekët e rinj u mor për të plotësuar boshllëqet në spitale.

Gjatë këtij diskutimi Dea Guri, studentja e mjekësisë, ndërhyri duke theksuar se do të vijojnë të kërkojnë kushtet e tyre.

Alban Dudushi: Ata premtuan e do të sakrifikonin për atdheun. Unë i pyeta drejtpërdrejtë nga cilin qytet vinin dhe a do të ktheheshin. Këtu e kuptojmë, që problemi më i madh që ne kemi është mungesa mjekëve. Unë mendoj që është nevoja ajo që thërret për një zgjidhje.

Respektin më të madh për këto djem e vajza për luftën që bënë ata. E rëndësishme është që luftojnë për atë që besojnë. Ka një fund kur mbaron historia, këta i janë drejtuar një gjykate të lartë. Këta thonë që janë në alert se çfarë do të ndodhë më pas.

Studentja e mjekësisë: Përderisa kemi luftuar për pesë muaj… Ne po kërkojmë kushtet. Siç e kemi folur edhe herën që shkoi ne qëllimin e mbajmë të bazuar tek ligji. E thamë atë ditë që hajde të zgjerojmë betejën, na ndihmoni edhe juve atje. Hajde luftojmë për një gjë që është më e drejtë.

Top Channel