Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, Prokuroria dërgon për gjykim Orgen Xhelilin

15/11/2023 11:21

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Orges Xhelilin, autorin e plagosjes së ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Xhelili akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Më 11 nëntor 2022, pas një debati me Fredi Kokoneshin që atëherë mbante postin e kryetarit të bashkisë, Orges Xhelili e plagosi me thikë.

Ngjarja ndodhi gjatë kohës që Kokoneshi kishte dalë për inspektim. Xhelili u afrua dhe e ofendoi, ndërsa më pas debati mes tyre degradoi në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Me agresorin fillimisht u përlesh shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun, ndërsa të dy morën plagë në trup.

Orges Xhelili kishte punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës për një periudhë të shkurtër.

Top Channel