Plagoset kryebashkiaku i Divjakës/ U sulmua me thikë nga ish-punonjësi, plagë të rënda edhe shoferi

11/11/2022 14:59

Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi u sulmua me thikë nga ish punonjësi i këtij institucioni Orges Xhelili.

Bashkë me kryebashkiakun, i lënduar mbeti dhe shoferi i tij që u hodh ta mbronte, Gazmend Bullari. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Lushnjës ku kryebashkiaku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Ngjarja ndodhi gjatë kohës që Kokoneshi ishte në detyrë duke inspektuar një godinë pranë bashkisë.

“Janë organizuar grupi hetimor, ngjarja po ndiqet me dinamikë, prokurori është në vendngjarje. Do njoftoheni në vijimësi për detajet, jemi vetëm në fillim të hetimeve”, tha prokurori.

Autori është kapur dhe shoqëruar në komisariat, ndërsa forca të shumta policie janë në spital, ku ndodhen dy të plagosurit.

Top Channel