Rikualifikimi urban i kryeqytetit/ Lirohen hapësirat e zaptuara te “Rexhep Preza”

13/11/2023 15:36

Disa hapësira publike në kryeqytet janë liruar këtë të hënë, duke shtuar ambientet për komunitetin.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë punuar për lirimin e sheshit të zaptuar në rrugën “Rexhep Preza”, në kuadër të projektit për “Rikualifikimin urban, të bllokut që kufizohet nga rrugët “Lord Bajron, Riza Çuka, Pandi Dardha dhe Dritan Hoxha”.

Projekti synon të kthejë këto hapësira në ambiente tërheqëse dhe të përdorshme për komunitetin.

Sipas bashkisë, hapësirat do të lirohen edhe në zona të tjera të qytetit për të përmirësuar infrastrukturën dhe përmirësuar jetën e përditshme të banorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA