Ku ndodhet familja e Dritan Rexhepit? Gazetarja jep detajet në “Top Story”

13/11/2023 22:46

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat e ftuar në “Top Story” ka dhënë detaje se ku ndodhet familja e Dritan Rexhepit.

Ajo thotë se sipas informacioneve që ka marrë, ai është i martuar me një shtetase kolumbiane dhe familja e tij ndodhet në Turqi.

Karamuço: DEA kërkonte rrugët e fentanilit për të shkuar drejt kokainës, është përzierësi më i madh i kokainës. Kina është prodhuesja më e madhe e fentanilit.

Bezat: Rexhepi është martuar me një shtetase kolumbiane, ka ndryshuar sepse rrethanat e tij kanë ndryshuar, po flasim me një mendje të zgjuar, nisi një shkollë juridiku, synonte të ishte jurist, arrestimi i tij ka zgjuar kureshtjen e të gjitha mediave evropiane. Nuk flasim për një vrasës serial, por një mendje e zgjuar, tre arratisje nga burgu, lidhje të organizatave me shqiptarë, ai e shfrytëzoi burgun për lidhje, janë të njohura lidhjet me klanin Demonti apo të Sinaloas, apo me Zambranon. Ikja nga Ekuadori, shkoi në Kolumbi, familja aktualisht është në Turqi nga informacioneve që kam marrë, ka qenë në ndjekje të autoriteteve italiane, të gjitha të dhënat rezultuan reale.

Top Channel