Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli “po bën gjithçka që mundet gjatë gjithë kohës” për të liruar më shumë se 200 pengjet e tij nga Hamasi.
“Ky është një nga dy qëllimet tona të luftës”, u shpreh ai, duke shtuar se: “Njëra është të shkatërrojmë Hamasin dhe e dyta është të kthejmë pengjet tanë.”
I pyetur se çfarë do të thoshte në lidhje me mijëra izraelitë, përfshirë familjet e pengjeve, që u mblodhën këtë fundjavë, të frustruar që nuk po marrin më shumë informacion për të dashurit e tyre që u rrëmbyen nga militantët e Hamasit më 7 tetor.
Netanyahun u përgjigj, duke thënë: “Është e kuptueshme. Ata janë nën ankth të jashtëzakonshëm. Ata janë vetëm nën torturë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi gjatë gjithë kohës dhe nuk mundem sikurse e dini të flas gjatë për këtë.”
“Unë personalisht jam takuar me… familje pengjesh disa herë dhe kjo u ka coptuar zemrën”, tha Netanyahu.
Udhëheqësi izraelit bëri thirrje që “e gjithë bota duhet të bashkohet me ne” në përpjekjen për të liruar pengjet, duke shtuar se i vetmi armëpushim që do të konsiderohet “është ai në të cilin ne do të lirojmë pengjet tona”.
Top Channel