Shkodër/ Konsumoi fostoksinë, ndërron jetë në spital 18-vjeçarja
09/11/2023 18:16
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Shkodër ku ka humbur jetën një 18-vjeçare.
18-vjeçarja E. R., banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë. Policia thotë se ajo u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.
Ndërkohë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Top Channel