“Pakti i Ramës me Melonin u mbajt sekret”, Zheji: Në kulmin e presionit për Belerin kryeministrja erdhi dhe krijoi balancë

09/11/2023 21:46

Analisti Artur Zheji i ftuar në “Top Story”, në diskutimin për marrëveshjen e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe italiane për refugjatët, tha se mënyra se si u punua për të u mbajt sekret nga kryeministri Rama dhe Giorgia Meloni.

“Meloni është kryeministrja e djathtë serioze dhe ka ardhur në pushtet duke kundërshtuar padrejtësitë që i bëhen Italisë me refugjatët e shumtë që vijnë si pasojë e pozitës të saj gjeografike”, tha Zheji për kryeministren italiane.

“Ne kemi një vend të vogël dhe duam të bëjmë një politikë të madhe. Mendoj se është një marrëveshje që është punuar në mënyrë sekrete”, tha analisti.

Ndërkohë për kryeministrin, Zheji tha se do t’i japë rëndësi vendit të tij ndërsa kjo marrëveshje erdhi si kërkesë e Melonit pas vizitës së saj në Himarë, kur Beleri ishte çështje e rëndësishme në marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë.

“Ne shqiptarët i jemi nënshtruar një racizmi të dyfishtë. Rama mund të ketë disa momente groteske por ai e fol italishten shumë më mirë se ç’foli me Melonin, do që të bëj atë rolin e një kryetari të një vendi të rëndësishëm. Rama na përfaqëson të gjithëve kur është aty. Gjeopolitikisht është interesante dhe vizita e Melonit në Himarë në kulmin e presionit për Belerin, ishte me rëndësi të madhe.  Ne s’kemi këllqe që të jemi shumë të rreptë. Ajo erdhi dhe krijoji një balancë. I ka kërkuar Ramës ndoshta këtë gjë”, tha Zheji.

“Kam qenë kundra kur Rama i dha dorën amerikanëve për armët siriane në vitin 2013. Po flasim për bomba njerëzore. E ka bërë edhe për egon e vet politike dhe gjeopolitike. Me një zonë super katolike do vijnë flukse emigrantësh të Afrikës së Veriut që janë dominant të fesë islame. Shqipëria fiton shumë në këtë debat pasi bëhet protagoniste e një donatore të vogël”, shtoi ai.

Top Channel